Varianti i ri “Delta” që është në qarkullim në të gjithë botën, ka mbërritur edh enë Maqedoninë e Veriut, ku përpara disa ditësh u regjistruan rastet e para. Në ditët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 5 raste të reja, përkatësisht 3 në Shkup dhe dy në Kumanovë e Tetovë.
Me anë të një deklaratë për mediat, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen. Sipas tij vaksinimi është i vetmi shpëtim ndaj varianteve të reja që janë në qarkullim, midis të cilëve edhe varianti indian, ose i cilësuar ndryshe varianti “Delta”, i cili ka një përhapje më të shpejtë.” Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm “, ka thënë në deklaratën e tij, ministri i Shëndetësisë.
Gjithashtu Filipçe ka theksuar se me anë të vaksinimit, mund të dilet nga rreziku dhe t’i jepet fund pandemisë.
“3 në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej 8 të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”,- tha ministri Filipçe.