Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe aleatët e tyre Europiën, kanë bërë Kinën përgjegjëse për sulmet kibernetike ndaj Micrisoft Exchange. Ata hodhën akuza për një gamë të gjerë të “aktiviteteve kibernetike me qëllim të keq”, duke përshkallëzuar tensionet e javës së kaluar midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kinës.
Në një deklaratë të publikuar të hënën, thuhej se qeveria kineze ka qenë organizatori i një serie sulmesh, vjedhje të të dhënave dhe sulmeve spiunazhi kibernetik kundër njësive publike dhe private, duke përfshirë rrjedhjen pa kontroll nga të dhënat e Microsoft Exchange në fillim të këtij viti.
“Qeveria kineze duhet t’i japë fund këtij sabotimi sistematik kibernetik dhe mund të presë që të mbahet përgjegjës nëse nuk e bën këtë”, tha të hënën në një deklaratë sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab.
Shtëpia e Bardhë tha se po bashkohej me kombet evropiane për të ekspozuar shkallën e aktivitetit të Kinës dhe do të ndërmarrë hapa për t’iu kundërvënë asaj.
“Shtetet përgjegjëse nuk kompromentojnë pa dallim sigurinë e rrjetit global dhe as nuk strehojnë me vetëdije kriminelët kibernetikë – e lëre më të sponsorizojnë ose bashkëpunojnë me ta. Këta hakera të kontratave u kushtojnë qeverive dhe bizneseve miliarda dollarë në pronë të vjedhur intelektuale, pagesa shpërblimi dhe përpjekje për zbutjen e sigurisë kibernetike, të gjitha ndërsa MSS i kishte ato në listën e pagave”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë duke iu referuar Ministrisë së Sigurimit të Shtetit të Kinës.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell tha se sulmi kibernetik u krye nga Kina dhe rezultoi në rreziqe të sigurisë dhe humbje të konsiderueshme ekonomike për institucionet qeveritare dhe kompanitë private. Aktivitetet ishin të lidhura me grupet e hakerëve Advanced Persistent Threat 40 dhe Advanced Persistent Threat 31, sipas një deklarate të BE të hënën.