Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme dhe nëpërmjet një deklarate për mediat ka bërë të ditur se orari i muzikës në bare dhe lokale do të zgjatet deri në orën 23:00 të mbrëmjes.
Komiteti Teknik i ekspertëve ka qëndruar në të njëjtën linjë me kryeministrin e vendit Edi Rama. Kryetarja Mira Rakacolli, deklaroi se të gjitha masat e tjera do të mbeten në fuqi si më përpara, përfshirë orën policore pas orës 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Gjithashtu Rakacoli ka thënë se situata me pandeminë në vendin tonë është e qëndrueshme. Gjithashtu ajo ka thënë se duhet të vaksinohen qytetarët, pasi mosvaksinimi sipas saj është arsyeja kryesore se pse ata shfaqin formë më të rëndë të COVID-it.
Sjellim në vëmendje se vendimi i komitetit dhe kryeministrit Rama erdhi pas protestave të bëra nga bizneset në Lungomaren e Vlorës.
“Në Shqipëri kemi një situatë të qëndrueshme edhe në kushtet që nga 1 korriku masat janë lehtësuar. Është e rëndësishme edhe karakteristika që tha profesori për personat që janë të sëmurë. Fashat e vaksinimit, janë të hapura qytetarët duhet të ishin vaksinuar. Mosvaksinimi është arsyeja kryesore pse ata shfaqin formë më të rëndë të COVID. Komiteti i Ekspertëve., duke u bazuar në të dhënat e deritanishme dhe vaksinimit, propozon zgjatjen e orarit nga 22:00 deri në 23:00. Masat e tjera mbeten në fuqi si përpara”, tha Mira Rakacolli.