Duke nisur nga dita e sotme dhe përgjatë gjithë javës qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura për çdo qytetarë mbi moshën 18-vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale Ogerta Manstirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka theksuar se qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00. Gjithashtu ministrja ka theksuar se mund të vaksinoheni fare lehtë me kartën tuaj të identitetit në qendrat tuaja shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit.
“Nis sot java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç
Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid
#RuajShëndetin”, shkruan ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerat Manastirliu.
Sjellim në vëmendje se lajmin për vaksinimin e hapur ministrja Manastirliu e ka bërë publik para disa ditësh ku dhe iu bënte thirrje të rinjve që të regjistroheshin për të marrë dozat e tyre të vaksinave anti-COVID. Ky lajm nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u bë i ditur pas mbërritjes së 340 mijë dozave të radhës. Gjatë një vizite në stadiumin “Air Albania” për të inspektuar procesin e vaksinimit.