Skip to content
Aktualitet

Grabitet furra e bukës në Lezhë, 10-vjeçari hyn si klient, merr shumën e parave dhe largohet

· 2 min lexim

Një furrë buke ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e sotme në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05 në lagjen “Besëlidhja”, por grabitësit nuk kanë qenë as të armatosur e as me maskë.

Një fëmijë vetëm 10 vjeç është futur në furrën e bukës për të blerë bukë dhe ka përfunduar duke marrë një shumë parash nga arka. Në momentin që shitësja po shërbente dhe nuk ka qenë e vëmendshme, i mituri ka arritur të marrë 28 mijë lekë të vjetra dhe është larguar e megjithatë ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë. Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen dhe nuk dihet nëse policia ka arritur ta lokalizojë të miturin.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur pak më parë gjatë mbrëmjes.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Lezhë/ Informacion paraprak.

“Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë prej 28 mijë lekësh të vjetra dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.