Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Situata kaotike në Angli, të rinjtë e pavaksinuar mbushin spitalet

08:47 18/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Anglia do do të lehtësojë të gjitha masat kundër koronavirusit, pavarësisht numrit në rritje të të infektuarve. Spitalet po njoftojnë rritje të numrit të të shtruarve në pavionet për COVID-19, por tani shumica e pacientëve janë qytetarë që ende nuk janë vaksinuar.

Në pavionin për COVID-19 në spitalin “Royal Preston”, personeli bëhet gati për pranuar më shumë pacientë. Aktualisht, spitali ka pranuar rreth 60 të infektuar me koronavirus, shifër kjo e menaxhueshme për ekipin mjekësor.

Por shumë prej tyre janë shumë të sëmurë dhe shumë të rinj.

28 vjeçari Darren Gaskell thotë se ishte në gjendje të mirë shëndetësore para se të infektohej me COVID-19.

Ai ishte i sigurt se nuk do ta ndjente koronavirusin. Prandaj nuk ishte vaksinuar, ndonëse e kishte mundësinë.

Tani ai është pacient në kujdesin intensiv dhe e ka kuptuar se vetëbesimi i tepruar ishte një gabim i madh.

“Nuk mendoja se do të infektohesha. Nuk e njihja asnjë të afërm që kishte Covid. Mendoja se ishte diçka më e largët, jo një gjë lokale. Mendoja se jam i ri dhe se nëse infektohem mund ta luftoj si gripin. Por jo, nuk mundem. Kjo sëmundje është e çmendur”, thotë ai.

Në pavionet e COVID-it ka shumë vetë si i riu Gaskell.

Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë, gati 30 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht në Angli.

Ata duken të mbrojtur ndërsa shqetësimet janë për pjesën tjetër të pavaksinuar.

“Shumica e të shtruarve në spital, që po sëmuren rëndë dhe po përfundojnë në kujdes intensiv, nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës. Disa kanë marrë vetëm njërën dozë. Ka edhe disa pacientë që janë vaksinuar plotësisht e që vijnë të sëmurë”, tha pulmologu Mohammet Munavvar.

Helen Heneghan është një nga pacientët e paktë të vaksinuar plotësisht që përfunduan në spital.

Ajo është mes njerëzve me rrezikshmëri të lartë për shkak të një sëmundjeje ekzistuese.

Por ndryshe nga Darren që do të vazhdojë qëndrimin në spital, ajo ndihet mirë mjaftueshëm që të dalë nga spitali.

“Jam 100 për qind e sigurt se nëse nuk do të isha vaksinuar do të isha në gjendje shumë të rëndë, me siguri në kujdes intensiv”, tha ajo.

Lehtësimi i masave dhe rreziku i variantit më ngjitës Delta pritet të ndikojë në shtimin e mëtejshëm të rasteve me COVID-19 në Angli, shkruan VOA.

Pyetja është nëse vaksinimi do të frenojë sëmundjen dhe shtrimin e tyre në spital.

Etiketa: angliVaksinimet

Të tjera

Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi
Bota

Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi

Një tragjedi e rëndë ajrore ka tronditur Kolumbi, pasi një avion me 15 persona në bord është rrëzuar në një...

12:58 29/01/2026
Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore
Bota

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

Protestat kundër regjimit iranian vijojnë të përshkallëzohen në disa qytete të vendit, ndërsa bilanci i viktimave po rritet nga ora...

13:42 10/01/2026
Para
Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, rritet numri i të infektuarve me COVID-19

Varianti Delta, rritje të rasteve dhe vdekjeve në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Firmat e Ballukut, fadromat e Ulajt dhe heshtja jonë: Si shtypen protestat një nga një

Firmat e Ballukut, fadromat e Ulajt dhe heshtja jonë: Si shtypen protestat një nga një

18:45 03/02/2026
“Ballukut i shtohen akuzat”, Toska e kallëzon në SPAK: Tuneli i Murrizit pa kolaudim, jeta e qytetarëve në rrezik

“Ballukut i shtohen akuzat”, Toska e kallëzon në SPAK: Tuneli i Murrizit pa kolaudim, jeta e qytetarëve në rrezik

11:56 03/02/2026
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim

14:08 02/02/2026
Nderi i dytë për Ulajn, Balluku firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll

Nderi i dytë për Ulajn, Balluku firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll

11:08 02/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.