Futbolli, një nga kompeticionet më të ndjekur në botë, mirëpo aq sa i rëndësishëm është aq edhe probleme ka dhe sigurisht inate dhe konkurrencë brenda grupit. Pikërisht kjo ka ndodhur në ndeshjen e fundit mes Bazelit dhe Tunit.
Bazeli është skuadra e zgjedhur nga ana e ish-lojtarit të kombëtares, Taulant Xhaka, të cilin trajneri Marsel Koller e ka aktivizuar thuajse gjatë gjithë sezonit si numër 6 (mesfushor para mbrojtjes), rol ky që mbulohej nga mesfushori serb, Zdravko Kuzmanoviç, i cili ka qëndruar në stolin e rezervave.
Sigurisht që kjo nuk i ka pëlqyer serbit, i cili edhe është përballur me trajnerin Koller pas ndeshjes së të dielën, ku Bazeli doli fitues 3-1.
Siç raporton “Blic”, serbi i ka kërkuar llogari trajnerit të tij për minutat e munguara, madje dhe i ka thënë se nuk ka nevojë të aktivizojë lojtarë të tjerë në rolin e tij, duke pasur atë të gatshëm. Kollerit nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e Kuzmanoviç, i cili pritet të dënohet nga klubi.
Xhaka nga ana tjetër vazhdon të luajë rregullisht dhe është një nga lojtarët kuqezi me më me shumë minuta këtë sezon, duke treguar një formë dhe rendiment të mirë në kampionatin zviceran.