Klarisa Gjoka vajza 15-vjecare që u plagos rëndë nga shpërthimi i gazit në Velipojë në një hotel në pronësi të familjes më 4 korrik ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali. 15-vjeçarja u dërgua së bashku me katër pjesëtarët e familjes, për kurim në shtetin fqinj, pasi mbeti e plagosur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e familjes në bregdetin e Velipojës. Një javë më parë e motra, Daniela Gjoka, 19 vjeçe vdiq, pasi nuk i rezistoi plagëve të marra.
Ndërkohe gjate ditës se sotme është zhvilluar ceremoni mortore për 19-vjeçaren. Ne gjendje te rende mësohet se është edhe nena e fëmijëve. Hoteli 3-katësh në pronësi të familjes u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit, si shkak e rrjedhjes së gazit të një bombole gazi.
Kujtojmë se shpërthimi ndodhi ne 4 korrik, në një hotel trekatësh, duke lënë të plagosur rëndë pjesëtarë të familjes Gjoka, banues në Lezhë, për fat te keq dy vajzat ndërruan jete. Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke plagosur rëndë 4 anëtarët e familjes Gjoka, 40-vjeçaren dhe vajzat: Danjela Gjoka 19 vjeç si dhe dy fëmijët e mitur 15 dhe 12 vjeç. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, dhe ka krijuar panik te turistët e shumtë që frekuentojnë bregdetin këtë sezon veror.
Edhe pasojat janë të mëdha. Pjesë të tëra të hotelit thuajse janë shkatërruar plotësisht si pasojë e zjarrit që shpërtheu. Kati i parë i ndërtesës është shkatërruar thuajse plotësisht. Megjithëse shkaku që çoi në ngjarjen e rëndë nuk dihet ende, mësohet se në hotel ka pasur bombola të shumta me gaz dhe një cisternë me lëndën djegëse. Një pjesë e bombolave ka shpërthyer duke rënduar bilancin e shkatërrimeve.