Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Mat, Hysni Vata. Vendmimi për shkarkimin nga detyra të tij u mor dy vite më parë në 22 nëntor të vitit 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ndërsa sot, trupi gjykues i përbërë nga Ardian Hajdari, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, e konfirmoi vendimin, i cili është përfudimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Njoftimi i plotë i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.60/2019, datë 22.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysni Vata, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 195, datë 09.09.2019.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 195, datë 09.09.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Vata.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.07.2021.