Kryeministri Edi Rama ka thënë se Kosova është i vetmi vend popullsia e të cilit nuk lëviz dot lirisht në Europë, edhe pse kriteret janë përmbushur. Në samitin “Symi Symposium” Rama tha se edhe kur BE ra dakord për liberalzimin e vizave, në sfond doli çështja e demarkacionit.
Kryeministri nuk la pa përmendur edhe kushtet që i janë vendosur Shqipërisë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Ai foli edhe për Holandën që kërkon vazhdimisht që të çlirohet porti i Rotterdamit nga shqiptaret, duke e quajtur atë një port droge që ka qenë i tillë edhe më parë. Rama tha edhe këtë herë batutën e përhershme në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Turqisë në BE, duke thënë se njëra do të anëtarësohet kur tjetra të ketë presidencën.
“Në fillim BE hezitonte, se është pak edhe…Ka vende që na thonë si është e mundur që Kosova nuk lëviz dot lirisht. Gjatë diktaturës ata lëviznin lirisht, tani janë çliruar por nuk mund të lëvizin. Ndërkohë që BE-ja ka vendosur regjim të liberalizimit të vizave me 100 mln njerëz, Kosova është e bllokuar me njerëz që nuk lëvizin dot. Është e vetmja popullsi në Europë që nuk lëviz dhe kanë përmbushur të gjitha kriteret. BE tha po, pastaj doli çështja e demarkacionit. Edhe Merkel u tha, e bënë ndërkohë nuk ka. Tani i thonë; luftoni krimin dhe korrupsionin. Po është luftë e pafund. Ndërkohë holandezët na kërkojnë që t’i çlirojmë nga shqiptarët që po përmbysin portin e Rotterdamit, që është port droge dhe nuk u bë nga shqiptarët. Na thuhet mos na i sillni shqiptarët këtu për azil dhe i bëjnë nëpërmjet operacioneve të turpshme duke u treguar më brutal dhe mizor ndaj qytetarëve tanë. Është çmenduri! Kjo është arsyeja pse gjithmonë përmend vlerat europiane, janë universale. Kështu që ne po përpiqemi t’i zbatojmë në anën tonë. Ne të gjithë kemi problemet tona, por ka një standad të çmendur të dyfishtë. Është e rrezikshme. Kështu që ajo çfarë kemi është që kemi njëri-tjetrin në raon. Kemi dhe BE. Nuk ndryshojmë mendje për të. Kemi edhe SHBA. Do të jemi të fundit që u larguam nga BE. Ka edhe një shaka që qarkullon. Eurooptimisti thotë se Turqia do të hyjë në BE kur Shqipëria të ketë Presidencën. Europesimisti thotë që Shqipëria do të hyjë në BE kur Turqia të ketë Presidencën”, tha Rama.