Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka i ka dalë në mbrojtje ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, pasi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e paditi atë në SPAK dhë kërkoi të shpallej non-grata.
Xhaçka shkruan në Tëitter se Soreca është një mik i madh i popullit shqiptar që ka shkuar përtej detyrës për të ndihmuar me pasojat e tërmetit dhe pandemisë.
Ministrja shprehet e sigurt se Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar.
“Luigi Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Një mik i cili ka shkuar dhe përtej detyrës së tij, për të ndihmuar shqiptarët me pasojat e tërmetit dhe pandemisë COVID-19. Një mik i vërtetë i cili ka mbështetur integrimin e vendit tonë 🇦🇱, edhe duke kritikuar qeverinë dhe politikën në rastin e gabimeve të bëra. Keqardhje për akuzat e bëra ndaj tij. E sigurt që Ambasadori Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar”- shkruan Xhaçka.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paditi në SPAK ambasadorin Soreca pasi e akuzon për ndikim të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese në favor të Erion Veliajt në lidhje me çështjen e Teatrit. Ata kërkuan gjithashtu shpalljen e tij non-grata nga presidenti Ilir Meta dhe ministrja Olta Xhaçka.