Skip to content
Kosovë

Helmimi nga uji në Deçan, Ambasada Amerikane në Kosovë udhëzon shtetasit e saj

· 2 min lexim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka bërë thirrje që qytetarët e saj të shmangin furnizimin me ujë nga rubineti në Deçan. Apeli vjen pasi më shumë se 1500 qytetarë janë helmuar nga uji i pijshëm.

Ambasada udhëzon që të monitorohen mediat lokale për azhurnime dhe të vizitohet faqen e shëndetit të udhëtarëve CDC

“Shmangni furnizimin me ujë nga rubineti në komunën e Deçanit: përdorni ujë në shishe sipas nevojës. Monitoroni mediat lokale për azhurnime. Njofto miqtë dhe familjen për sigurinë tënde. Keni dokumente udhëtimi të azhurnuara dhe lehtësisht të arritshme. Vizitoni faqen e shëndetit të udhëtarëve CDC.
Konsultohuni me qendrat e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve për këshilltarët shëndetësorë të vendit ose telefononi në CDC në 800 232 4636 ose 404 639 3534”, shkruan ambasada e SHBA-ve.

Situata në komunën e Deçanit vazhdon të jetë e rënduar, ndërsa që prej fundjavës numri i personave që janë helmuar ka shkuar në mbi 1500. Dy persona kanë humbur jetën, por nuk dihet ende nëse shkaku është helmimi nga uji. Vetë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se rastet nuk kanë lidhje me helmimin ndërsa priten zhvillime të tjera.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Kurti e funksionarë të tjerë kanë bërë thirrje që rasti të hetohet dhe organet e drejtësisë ta zbardhin deri në fund ngjarjen.