Gjykata e Apelit ka vendosur se nuk do të ketë dënim me burg për Jehon Breçanin, i cili pak kohë më parë aksidentoi një 23-vjeçare me makinë dhe i këputi këmbën.
Ishte Gjykata e Tiranës ajo që fillimisht e liroi 19-vjeçarin- djali i ish-drejtuesit të policisë, Erzen Breçani- duke e lënë në “arrest shtëpie”.
Prokuroria e Tiranës kërkoi pas këtij vendimi që Breçani të rikthehet në burg, por në seancën e sotme Gjykata e Apelit e rrëzoi kërkesën e organit të akuzës duke lënë në “arrest shtëpie”.
Jehon Breçani, në datën 10 qershor, duke lëvizur me makinën e tij luksoze, aksidentoi një 23-vjeçare e cila po qëndronte në trotuar në rrugën “Xhanfize Keko”. Si pasojë e aksidentit vajza humbi njërën këmbë, por sërish gjykata nuk e ka parë të arsyeshme që Breçani të lihej në burg.
Njoftimi i plotë:
13.07.2021
Në datë 10.06.2021 në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë shtetasi J.B gjatë drejtimit të
automjeti ka shkaktuar aksident duke hipur në trotuar dhe për pasojë duke goditur shtetasen
XH.G.
Në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me kërkesën me objekt zëvendësimin e
masës së sigurimit personal për personin nën hetim J.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penal
të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290, paragrafi i dytë i
Kodit Penal.
Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 938/1 Akti, datë 25.06.2021 ka
vendosur:
Për personin nën hetim J.B zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me
atë të “arrestit në shtëpi”.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë.
Gjykata e Apelit Tiranë në seancën gjyqësore datë 13.07.2021 referuar kërkesës së paraqitur
nga organi i prokurorisë për heqjen dorë nga ankimi, bazuar në nenin 420/ç të Kodit të
Procedurës Penale me vendimin nr.586 datë 13.07.2021
VENDOSI: Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.938/1 akti, datë 25.06.2021 të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak të heqjes dorë prej ankimit.
Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda kompetencave të saj.
Specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median
Jonida Capo