Skip to content
Aktualitet

Vazhdon gara për hetues të BKH-së, publikohen datat për intervistën

· 2 min lexim

Byroja Kombëtare e Hetimit ka publikuar datat e intervistës për kandidatët që janë kualifikuar nga Testi i Esesë. Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve, intervista do të zhvillohet në disa ditë, duke filluar nga data 22 korrik e deri në 30. Në total janë 163 kandidatë që do të marrin pjesë në këtë fazë.

NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E INTERVISTËS PËR KANDIDATËT “HETUES” NË BKH

Në datën 22.07.2021 – 30.07.2021 do të zhvillohet intervistimi i kandidatëve të kualifikuar nga Testi i Eses.

Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar intervista do zhvillohet, si më poshtë.

  1. Në datën 22.07.2021do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 01(një) deri në numrin rendor 20 (njëzet);
  2. Në datën 23.07.2021do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 21(njëzetë e një) deri në numrin rendor 41(dyzetë e një);
  3. Në datën 24.07.2021do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 42 (dyzetë e dy) deri në numrin rendor 61(gjashtëdhjetë e një);
  4. Ne datën 26.07.2021do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 62(gjashtëdhjetë e dy) deri në numrin rendor 81(tetëdhjetë e një);
  5. Në datën 27.07.2021do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 82(tetëdhjetë e dy) deri në numrin rendor 101(njëqindë e një);
  6. Në datën 28.07.2021do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 102(njëqindë e dy) deri në numrin rendor 121(njëqindë e njëzet e një);
  7. Në datën 29.07.2021do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 122(njëqindë e njëzet e dy) deri në numrin rendor 141(njëqindë e dyzetë e një);
  8. Në datën 30.07.2021do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 142(njëqindë e dyzet e dy) deri në numrin rendor 163(njëqindë e gjashtëdhjetë e tre).