Drejtuesja e Instituti të Shëndetit Publik, Albana Fico ka thënë se ende nuk kemi raste të konfirmuara me variantin Delta në Shqipëri. Gjithashtu Fico ka thënë se ka pasur raste të dyshimta, të cilat janë dërguar në laboratorin e referencës në Gjermani. “Të gjithë variantet e reja tregojnë një fytyrë, e cila mund të jetë më e rrezikshme ose më pak e rrezikshme. Delta është 40-60% më i transmetueshëm. Një person i infektuar me Delta mund të infektojë 3-4 persona, ndërkohë që me variantet e tjera ishte 1-2 persona. Kjo na bën të kuptojmë që personat që nuk janë vaksinuar, ose ata që kanë marrë një dozë, kanë një risk më të lartë se të tjerët për t’u infektuar. Sa i përket qarkullimit të Deltës në Shqipëri, kemi artikuluar që prej javës së shkuar faktin që kemi sinjale të pazakonta në ISHP nga mostra, që vijnë dhe përpunohen te ne. Është e rëndësishme ta themi këtë, sepse këtu është gjeneza e dyshimit të arsyeshëm. Tani që po flasim nuk kemi të identifikuar në ISHP një rast të tillë. Ka pasur mostra me sinjale të pazakonta, që janë grumbulluar për t’u dërguar në laboratorin e referencës në Gjermani”, tha Fico.
Fico në një intervistë të dhënë për “News 24”, ka folur edhe mbi mundësinë e rimbylljes në Shqipëri, ajo ka thënë që masat janë të moderuara dhe se askush nuk e dëshiron që të vijnë një situatë mbyllje.
Në intervistën për “Neës24” Fico u pyet edhe mbi mundësinë për rimbyllje në Shqipëri, për të cilën tha se: “Masat ndjekin situatën jo rimbyllje në mënyrë që të parandalojnë situatën. Ne kemi marrë gjithmonë masa të moderuara. Nuk e dëshiroj që të vijmë në situatën e një mbyllje, nuk e mendoj. Nuk besoj do kemi amplitudë”.
Fico gjithashtu ka theksuar edhe një herë rqndësinë e vaksinimit masiv, duke kujtuar që janë vënë në funksuion edhe njësitë lëvizëse në vedin tonë, të cilat bëjnë të mundur vaksinimin e personave që nuk paraqitet dot në qendrat e vaksinimit. “Ka një ecuri shumë të mirë të vaksinimit në Shqipëri. Jemi 180 doza të pa aplikuara akoma, që janë doza të dyta. Këto janë ditë tejet të nxehta dhe ka pasur vështirësi të njerëzve për të ardhur. Prandaj përpos qendrave masive të vaksinimit, kemi filluar të bëjmë vaksinimet në komunitet dhe kemi përdorur njësitë lëvizëse. Dje ishim në Shkozë për të sensibizuar popullatën. Kemi parë personat që shkojnë derë më derë në Paskuqan”, tha Fico.
Gjithashtu drejtuesja e ISHP ka thënë se ende nuk mund të themi se cila vaksinë të mbron më shumë se një tjetër, duke theksuar se matja e efektshmërisë është një proces që do kërkoj kohë.
“Çështja e vaksinave është e lidhur drejtpërdrejt me efikasitetin. Pyetja juaj është e lidhur ngushtësisht me efektivitetin e vaksinës. Të thuash që ne do bëjmë studime, do ishte tejet ambicioze, por studimet bëhen mbi kushte të përcaktuara mirë. Të mos harrojmë se nuk është kaq e thjeshtë sa të marrësh pak gjatë dhe ta thuash këtë gjë. Është përgjegjësi shumë e madhe të thuash sa efektive është një vaksinë në një kohë kaq të shkurtër. Sa më shumë persona e kanë kryer një vaksinim, edhe ata që nuk e kanë kryer vaksinën janë të mbrojtur në këtë komunitet”, tha Fico.
Drejtuesja e ISHP tha se është pohim populist të thuash se Pfizer të mbron më shumë se Sinovac. Madje Fico tha se dhe nënës nuk ka zgjedhur ti bëjë vaksinën Pfizer.
“Këto janë qasje populiste. Efektiviteti i vaksinave është i matshëm dhe këto do t’i dimë pas studimeve disa vjeçare. Personalisht dhe njeriut tim të shtrenjtë, nënës, nuk kam zgjedhur t’i bëj as Pfizer as…Kam thënë që në fund të ditës është e rëndësishme të jesh e mbrojtur”, tha ajo.