Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, ka bërë publik bilancin e orëve të fundit në Kosovë lidhur me pandeminë e COVID-19. Në 24 orët e fundit janë kryer 2,133 testime në të gjithë territorin e vendit ku kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 8 qytetarë. Gjithashtu nuk është raportuar asnjë humbje jete fatmirësisht. Lajm i mirë është se betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 32 qytetarë. Bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë iu bënë thirrje qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri, masat e vendosura anti-COVID.
Njoftimi i MSH’së:
13 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës.
Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2,133 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495.
Në total numri i rasteve aktive është 108.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!