Përsëritet horrori në Fier. Një fenomen mjaft shqetësues që sa vjen e përsëritet në vendin tonë, është ai keqtrajtimit të kafshëve më besnike të njeriut, qenve. Rasti i fundit i ka ndodhur në Seman të Fierit, ndërsa “JOQ” ka publikuar videon horror të qytetarit që tërheq zvarrë kafshën e gjorë në pjesën e pasme të makinës së tij.
Ka qenë një 50-vjeçar nga Fieri personi që ka bërë këtë gjest dhe menjëherë është vënë në pranga. Shtetasi me iniciale F. S., banues në Hoxharë e Vjetër, është arrestuar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ndërsa tërheq me automjetin tip “Opel Corsa” qenin. 50-vjeçari u procedua penalisht për keqtrajtim të kafshëve.
“Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku në fshatin Seman, një automjet tip “Opel Korsa” tërheq nga pas një kafshë shtëpiake (qen), duke shkaktuar keqtrajtimin e kafshës e cila ka ngordhur, ju sqarojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., 50 vjeç, banues në Hoxharë e Vjetër, Fier.
Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi F. S., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”, shkruhej në njoftimin e Policisë.
View this post on Instagram