Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë një ditë më parë. Gjatë punës një 34-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka humbur jetën, në lidhje me këtë ngjarje policia e Mirditës ka vënë në pranga administratorin e një kompani interneti.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Mirditës është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Fatjon Reçi 34 vjeç. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. R., 34 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë administrator në një kompani interneti.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Sheshaj, Mirditë, shtetasi A. D., 34 vjeç, i cili ishte duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. R., 34 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë administrator në një kompani interneti.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj, Mirditë, shtetasi A. D., 34 vjeç, duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë