Një 39-vjeçar është arrestuar në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës nga shërbimet e policisë dhe nga informacionet e marra nga Interpol. F.V. banues në fshatin Veleshte, Strugë, Maqedonia e Veriut, është dënuar nga Gjykata e Gjashtë Federale Penale Rio de Janeiro dhe në datë 27.11.2019, është lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec. Ai do të ekstradohet drejt Brazilit.
Njoftimi i policisë:
Qafë Thanë
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Brazilit, 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Brazilit të shtetasit F. V., 39 vjeç, banues në fshatin Veleshte, Strugë, Maqedonia e Veriut.
Gjykata e Gjashtë Federale Penale Rio de Janeiro, më datë 27.11.2019, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Brazilit.