Lionel Messi i dha fund pritjes së tij për një titull të parë të madh ndërkombëtar ndërsa Argjentina mundi Brazilin në finalen e Copa America në stadiumin Maracana të Rios.
Messi, 34 vjeç, shpërtheu në lot gëzimi sapo arbitri mbylli ndeshjen dhe shokët e skuadrës shkuan menjëherë për ta përqafuar, pasi më në fund ia doli të fitonte një turne të madh me Argjentinën. Ai gjithashtu ndihmoi në përfundimin e “mallkimit” 28-vjeçare të Argjentinës që kur ata fituan për herë të fundit në trofe dhe u emërua lojtari i turneut pas katër golave të tij.
Angel di Maria bëri heroin e ndeshjes me golin e tij të shkëlqyer, pasi mori poshtë pasimin e Rodrigo de Paul. Messi kishte një shans për të nënshkruar fitoren, por nuk ia doli, në atë që do të kishte qenë finale e përsosur për kapitenin argjentinas.
Kampionët në mbrojtje Brazili ishin zhgënjyes, me shanset e tyre të vetme për shënim me Richarlison dhe Gabriel Barbosa. Në kontrast të emocioneve, kundërshtari i Messit dhe ish-shoku i ekipit të Barcelonës, Neymar, u përfshi nga lotët e trishtimit në fund të ndeshjes, ndërsa ai ende kërkon një trofe me kombëtaren , pasi e humbi fitoren e Brazilit në Copa 2019 për shkak të dëmtimit.