Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shënvlash të Durrësit ditën e sotme. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 17:30, sipas burimeve zyrtare të policisë.
Mësohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin N. Ç. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”Më datë 10.07.2021, në orën 17:30, në Shënvlash, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Ndërkohë që policia, po vijonë me krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 10.07.2021, në orën 17:30, në Shënvlash, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.