Ledian Lami mbeti viktimë e aksidentit të rëndë të ditës së sotme në Gramsh. I riu, rreth 30 vjeç humbi jetën pasi një minibus doli nga rruga dhe përfundoi në një përrua në afërsi të fshatit Bregas. Të plagosur në aksidentin e rëndë mbetën gjithashtu edhe 9 persona të tjerë. Mësohet se të plagosurit janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibusi dhe janë transportuar me autoambulanca për ndihmë mjekësore. Sipas bluve, mjeti drejtohej nga shtetasi A.Xh., banues në Gramsh. Burime bëjnë me dije se nga verifikimet e kryera deri më tani, policia dyshon se drejtuesi i mjetit ka qenë duke folur në celular dhe ka humbur vëmendjen, e kësisoj edhe kontrollin e minibusit.
Gramsh/ Informacion paraprak
Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore.
Në vendgjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit