Instituti i Shëndett Publik në Kosovë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me pandeminë e COVID-19. Në njoftimin zyrtar, thuhet se nga 1.347 testime të bëra në të gjithë territorin e vendit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 7 persona gjatë 24 orëve të fundit.
Nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë. Në total, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, janë 134 persona pozitivë me virusin.
Lajm i mirë është se ditën e sotme janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444. Gjithashtu Ministria iu ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë vgjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat anti-COVID që janë në fuqi.
Njoftimi i plotë:
10 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252.938 doza të vaksinës.
Deri më sot 63.529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.347 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444.
Në total numri i rasteve aktive është 134.