Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur në pranga një 21 vjeçar, pasi ka tentuar të korruptoj një punonjës policie, për të shmangur masën administrative. Sipas njoftimit zyrtar gjatë kryerjes së veprimeve policore për shkeljen e konstatuar, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. S., 21 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Policia Rrugore e Tiranës godet një tjetër rast të mitëdhënies.
Vihet në pranga një 21-vjeçar, pasi tentojë të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative.
Gjatë këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 10 raste të mitëdhënies.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të tentativës për mitëdhënie dhe si rezultat i kontrolleve permanente parandaluese për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në rrugën “Imer Ndregjoni”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë konstatuar një drejtues mjeti që po përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.
Gjatë kryerjes së veprimeve policore për shkeljen e konstatuar, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. S., 21 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.