Skip to content
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesën e tij 56-vjeçari në Lezhë, fqinjët lajmëruan policinë pasi…

· 2 min lexim

Një 56-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “Skenderbeg” të Lezhës rreth orës 21:25 të mbrëmjes së sotme. Mësohet si ai është Kujtim Trushi dhe jetonte vetëm në banesë, ndërsanga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga të dhënat paraprake dyshohet se 56-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ishin fqinjët e Trushit ata që të alarmuar lajmëruan policinë, pasi nuk e kishin parë prej dy ditësh dhe kishin vënë re rrjedhjen e një çezme nga banesa e 56-vjeçarit. Mbrëmjen e sotme së bashku së zjarrfikësen u bë i mundur nxjerrja e trupit nga banesa. Trupi i tij u gjet në banjo, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:25, në lagjen Skenderbeg, Lezhë, në banesë e tij , është gjetur pa shenja jete shtetasi K.T., 56 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.