Skip to content
Aktualitet

Gjykata merr vendimin, lë në burg Fatos Tushen dhe 7 zyrtarë të tjerë

· 2 min lexim

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në “arrest me burg” ish-kryebashkiakun e Lushnjës dhe 7 zyrtarë të tjerë.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion për një tender në lidhje me një kompani vaditëse, të cilën dyshohet se e kanë favorizuar.

Ish-kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të tjerë u arrestun me urdhër të SPAK. Ditën e sotme u lanë në burg 7 prej tyre, kurse 4 të tjerë u lanë në masën “arrest shtëpie”.

U lanë në burg:

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë

Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë

Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk

Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk

Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.

U lanë në arrest shtëpie:

Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.