Skip to content
Rajoni & Bota

COVID-19 në Kosovë, 2 të vdekur dhe 8 raste të reja në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit. Ministria ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy qytetarë. Gjithashtu nga 1.721 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitiv me virusin e rrezikshëm 8 qytetarë. Lajm i mirë është se në orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë. Numri i rasteve aktive në Kosovë është 151. Gjithashtu kujtojmë se në 24 orët  e fundit janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri të gjitha masat e vendosura anti-COVID.

Njoftimi i plotë i Institutit Publik

08 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.721 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.412.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 151.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!