Midis vendeve që kanë një numër të lartë infeksionesh nga COVID-19 edhe pse kanë vaksinuar mbi 60% të popullsisë janë ato që kanë bërë vaksinën kineze. Në bazë të dhënave nga Organizatën Botërore e Shëndetësisë dhe studime të bëra nga Universiteti i Oksfordit, në 36 shtete, rezultoi se 5 nga 6 shtete të cilat kanë një numër të lartë infektimesh, mbështeten tek vaksina kineze.
Vendet të cilat po përballen me valën e lartë të infektimeve janë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Seychelles, Mongoli, Uruguai dhe Kili. I vetmi vend midis tyre që nuk varet nga vaksinat kineze është Mbretëria e Bashkuar. Gjithashtu nisur nga studimet vaksina kineze nuk ka një efikasitet ndaj variantit të ri Delta i cili përhapet më shpejtë.
Sipas agjencisë shtetërore mongoliane të lajmeve Montsame, e cila ka njoftuar se në maj vendi ka marrë 2.3 milion doza vaksinash nga Sinopharm në pronësi të shtetit të Kinës. Kjo tejkalon shumë 80,000 dozat e Rusisë Sputnik V dhe rreth 255,000 doza të Pfizer-BioNTech që Mongoli mori që nga java e kaluar.
Kili ka marrë16.8 milion doza vaksinash nga Sinovac Biotech me bazë në Pekin – krahasuar me 3.9 milion doza Pfizer-BioNTech dhe sasi më të vogla të dy vaksinave të tjera, ka shkruar agjensia e lajmeve Reuters muajin e kaluar.
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Seychelles vareshin shumë nga vaksina Sinopharm në fillim të fushatave të tyre të inokulimit, por secila prej tyre ka prezantuar vaksinat e tjera kohët e fundit. Në Uruguaj, Sinovac është një nga dy vaksinat më të përdorura, së bashku me Pfizer-BioNTech.
Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka miratuar vaksinat nga Moderna, AstraZeneca-Oxford, Pfizer-BioNTech dhe Johnson. Kujtojmë se rastet e COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar kanë shënuar rritje në javët e fundit pasi varianti i ri Delta ka një transmetueshmëri më të lartë. Epidemiologët kanë theksuar se vendet nuk duhet që të ndalojnë së përdoruri vaksinate COVID-19 që vijnë nga Kina. Ben Cowling, një profesor në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Hong Kongut, tha se vendet mund të vendosin të përdorin vaksina të caktuara në varësi të objektivave të tyre afatgjata.
“Disa vende mund të pranojnë një nivel të ulët të qarkullimit për sa kohë që ka relativisht pak raste të rënda dhe vdekje nga COVID-19”, tha Cowling, i cili kryeson sektorin e epidemiologjisë dhe biostatistikës së shkollës, për CNBC në një email. “Kjo duhet të arrihet me mbulim të lartë të cilisdo prej vaksinave të disponueshme.”, ka thënë ai.
Kujtojmë gjithashtu se Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka miratuar vaksinat nga Sinopharm dhe Sinovac për përdorim urgjent. Efektiviteti i dy vaksinave kineze është më i ulët se ai i Pfizer-BioNTech dhe Moderna, të dyja këto kanë treguar më shumë se 90% efikasitet.