Një shqiptar 37-vjeçar me iniciale O.K. është vënë nën shënjestrën e policisë italiane dhe i janë sekuestruar prona që arrinin një vlerë të konsiderueshme deri në disa miliona euro. Ai ka pasur precedentë të mëparshëm penalë kundër pronës si vjedhje, grabitje dhe mashtrim. Gjykata e Milanos pranoi sekuestrimin e një vile e cila u konfiskua nga policia si një pjesë autonome e masave parandaluese.
“Personi në fjalë konsiderohet nga hetuesit të jetë një mashtrues sistematik. 37-vjeçarit i është sekuestruar një vilë pasi ropozimi i paraqitur nga komisioneri i Milano u pranua nga Gjykata e Milanos, një pjesë autonome e masave parandaluese, e cila urdhëroi konfiskimin, të kryer nga agjentët e Divizionit Antikrim të Selisë së Policisë së Milanos”, bëjnë me dije mediat e shtetit fqinj.
Mediat italiane ndër të tjera bëjnë me dije se vlera e vilës arrinte në 2 milionë euro dhe shqiptari nuk e kishte regjistruar atë në emrin e tij, por kishte gjetur një mëny
“Rezidenca luksoze është regjistruar në emër të bashkëjetueses 36-vjeçare të shqiptarit, me precedentë për vjedhje: një depo maksimale industriale prej 520 metra katrorë është bashkangjitur pronës, zyrave dhe tokës për përdorim ekskluziv për një vlerë totale prej rreth dy milion euro”, shkruan Il Giorno Legnano.