Vendimi për të lejuar mijëra tifozë të futbollit të shikojnë gjysmëfinalen e Anglisë Euro 2020 kundër Danimarkës në Wembley mund të rezultojë në një shpërthim të rasteve të koronavirusit. Diçka të tillë e ka pranuar sekretari i biznesit, Kwasi Kwarteng.
“Nëse keni mijëra njerëz në një vend … gjithmonë ka rrezik në jetë. Unë mendoj se ne jemi duke menaxhuar rrezikun. Unë kam besim se nuk do të ketë një shpërthim të madh, por nuk mund ta garantojmë tani”, tha ai.
Ai gjithashtu pranoi se planet për të mbajtur kërkesat e vetë-izolimit pas përfundimit të kufizimeve të tjera nuk ishin një zgjidhje e përsosur. Pas ankesave nga drejtuesit e biznesit, Këarteng i tha Sky News të mërkurën nuk mund t’i kesh në të dyja mënyrat.
“Nga njëra anë ne po themi që duam të rihapim vendin por po japim një masë paraprake në drejtim të vonimit të heqjes së kufizimeve të vetë-izolimit. Është një ekuilibër, nuk është një zgjidhje perfekte. Por nga njëra anë po themi që mund të rihapemi dhe nga ana tjetër po themi se duam të japim pak më shumë mbrojtje në lidhje me rregullat e vetë-izolimit”, tha ministrw.
Qeveria angleze lejoi që ndeshjet gjysmëfinale të Euro 2020 të luhen me kapacitet të plotë në Wembley. Gjysmëfinalja e parë mes Italisë dhe Spanjës u luajt dje me më shumë se 60 mijë tifozë, thuajse njëjtë si në ndeshjen e sotme mes Anglisë dhe Danimarkës.