Skip to content
Aktualitet

Kuvendi nuk tërhiqet pas thirrjes së ndërkombëtarëve, votohet kreu i ri i AMA-s

· 2 min lexim

Kuvendi voti ditën e sotme për kreun e ri të Autoritetit të Mediave Audiovizive, pavarësisht se partnerët ndërkombëtar bënë thirrje që zgjedhja të shtyhej për në shtator.

Me 83 vota pro në krye ta AMA-s u votia kandidatura e Armela Karasniqit. Përballë saj në garë ishte edhe Alket Dibra, i cili arriti të merrte vetëm 9 vota.

Delegacioni i BE-së në Tiranë kishte bërë thirrje që votimi për kreun e ri të AMA-s të shtyhej për në legjislaturën e re në shtator. Ata argumentuan se AMA duhet të punojë në mënyrë të paanshme dhe të mos ketë dyshme për natyrën e saj jopartiake.

“Është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s. Vëmë re se votimi nga Parlamenti për emërimin e kryetarit është planifikuar për sot, në seancën e fundit të kësaj legjislature. Ne i ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht”, thuhej në deklaratën e Bashkimit Europian.

Partia Demokratike ka akuzuar vazhdimisht se Armela Krasniqi është zëdhënëse e Partisë Socialiste dhe ka kundërshtuar vazhdimisht zgjedhjen e saj në krye të AMA.