Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në Klos të Matiti, ku një 48-vjeçar ka mbajtur për disa orë në makinë, një 33-vjeçare. Nga specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Davide Myzyri, 48 vjeç. Ai akuzohet për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, mësohet se 48-vjeçari është banues në Klos. 48-vjeçari mbajti për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare pa dëshirën e saj.” Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Mësohet se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.