Policia e Fierit ka vënë në pranga një 66-vjeçar, i cili kishte plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër 37-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilët bënë të mundur kapjen e autoriteteve të dyshuara dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë së Fierit. Burimet thonë se shtetasi Haredin Nazëraj me të plagosurin shtetasin Klement Nazëraj ishin kushërinj të largët.
Njoftimi i Policisë
Plagosi me armë gjahu një shtetas, falë reagimit në kohë të Policisë, prangoset autori.
Sot rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtas, Fier, shtetasi Haredin Nazëraj është autori.
Janë kushërinj të largët66 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu shtetasin Klement Nazëraj,37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilët bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Fier.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. N., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale