Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në rrugët kryesore të vendit me qëllim parandalimin e aksidenteve. Gjatë 24 orëve të fundit në akset kryesore rrugore dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave dhe kamerave janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Policia ka pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 29 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2456 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!
Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Qytetarët, kontribut në denoncimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Falë denoncimeve të shumta të bëra në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative, për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 113 drejtues mjetesh, të cilët nuk kanë qëndruar në radhë për shkak të fluksit të madh të automjeteve që ktheheshin nga zonat bregdetare, kryesisht gjatë orëve të pasdites së datës 04.07.2021.
Po gjatë 24 orëve të fundit, nga kontrollet e kryera nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave dhe kamerave janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë pezulluar gjithsej 41 leje drejtimi, nga të cilat 29 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2456 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse, mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.#MosUbejStatistike#RregullKujdesDurimDestinacion#NeJemiAtyPerSigurineTuaj