Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë rreth orës 13:04 në afërsi të portit të qytetit. Një 39-vjeçari me iniciale M.M., me profesion avokat, është dhunuar nga disa persona me shkopa bejzbolli, ndërsa ata i kanë bërë pritë dhe e kanë nxjerrë me forcë nga makina.
Autorët kanë qenë tre dhe janë ende të paidentifikuar. Ata e ndalun 39-vjeçarin dhe pasi i dëmtuan automjetin e nxorrën me forcë duke i shkaktuar fraktura në krah, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.
Në dëshminë e tij para hetuesve, 39-vjeçari ka treguar se shkak sulmi është bërë një konflikt pronësie mes familjes së tij dhe personave të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:05, në lagjen Nr.4, në afërsi të Portit, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të fortë, shtetasi M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.