Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina dhe për pasojë janë plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Konferenca e Pezës, shumë pranë shkollës së muzikës në këtë qytet. Mësohet se ambulanca ka marrë 2 persona që kanë mbetur të lënduar, ndërsa raportohet, se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Nga përplasja e fortë automjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale, ndërsa dy prej personave të përfshirë në këtë aksident kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen në spital ku dhe po marrin mjekimin e nevojshëm. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave të përfshira në këtë aksident. Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë autoritet policore dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilën ka ndodhur aksidenti. Po ashtu policia ndërhyri për të rregulluar lëvizjen e mjeteve në mënyrë që të mos bllokohej rruga.
Kujtojmë se pasditen e sotme një tjetër aksident ndodhi edhe në fshatin Kamçisht të Lushnjes. Një 22 vjeçar duke drejtuar motorin e tij ka dalë nga rruga dhe si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar pasagjeri, shtetasi R.S.
24-vjeçari është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që është shoqëruar në komisariat drejtuesi i motorit.