Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi është kapur duke transportuar mallra kontrabndë. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet N. G., 53 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij tip “Citroen”, disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Kapet duke transportuar mallra të dyshuara kontrabandë, arrestohet në flagrancë autori.
Sekuestrohen aparate celularë dhe një sasi e konsiderueshme aksesorësh të cilët dyshohen se janë kontrabandë.
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posacme “Shqiponja”, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. G., 53 vjeç, banues në Fier.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Vija e ngjalës” u kap duke transportuar me mjetin e tij tip “Citroen”, disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 celularë të markave të ndryshme, një sasi e madhe aksesorësh për celularë si edhe dhe mallra të tjerë të ndryshëm të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale“Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.