Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik të dhënat e orëve të fundit lidhur me pandeminë e COVID-19, në vendin tonë. Në 24 orët e fundit nga 3138 testime të bëra në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 7 qytetarë. Fatmirësisht nuk raportohet asnjë humbje jete në orët e fundit. Lajm i mirë është se betejën me virusin e kanë fituar 7 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrej qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat e vendosura nga COVID-19.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3138 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid19 shtatë qytetarë: 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan.
Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa katër qarqe në vend aktualisht nuk kanë raste aktive.
Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (30 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3138
Testime totale 804,762
Raste pozitive 132,521
Raste të shëruara 130,009
Raste Aktive 56
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 25
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1