Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 9 raste të reja me Covid-19 nga 1.648 testime të kryera në total. Ndërkohë, ditën e djeshme ishin më pak, vetëm 4 raste të infektimeve me koronavirus. Ashtu si edhe ditën e djeshme, nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë shëruar tetë qytetarë. Gjatë një dite janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19, duke e çuar në total 179.029 numrin e dozave të vaksinës të dhëna deri tani. Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Aktualisht janë aktive 167 raste me virusin.
Njoftimi i IKSHKP:
30 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës.
Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.648 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.333.
Në total numri i rasteve aktive është 167.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!