Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se vaksinimi anti-COVID për moshën +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira, duke publikuar foto të vaksinimit nga i gjithë vendi. Gjithashtu Manastirliu ka lajmëruar se qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00, për të gjithë ata që nuk kanë patur mundësi të vaksinohen gjatë paradites. Ndër të tjera ministrja ka thënë se deri më tani në e-Albania janë mbi 25 mijë aplikime.
“Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit👍🏼
👨🏻💻Deri tani janë mbi 25 mijë aplikime në e-Albania.
***Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës.
#ShqipëriaBuzëqesh’ – shkruan ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu.
Kujtojmë se si është paralajmëruar edhe më parë ditën e sotme ka nisur vaksinimi për moshën mbi 18 vjeç dhe qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 – 20:00 në të gjithë vendin. Qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten pranë pikës më të afërt të vaksinimit, për të bërë vaksinën në dy ditët e hapura të vaksinimit, më 29 dhe 30 Qershor, me kartën e identitetit.