Protestuesit palestinezë u përplasën me forcat palestineze të sigurisë në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor të shtunën. AFP bën me dije se kjo është dita e tretë e demonstratave të shkaktuar anga vdekja e një aktivisti në paraburgim.
Nizar Banat, një 43-vjeçar nga Hebron i njohur për videot në mediat sociale që denoncon korrupsionin e pretenduar brenda Autoritetit Palestinez (PA), vdiq të enjten menjëherë pasi forcat e sigurisë sulmuan shtëpinë e tij dhe e arrestuan me dhunë, tha familja e tij.
Të shtunën, qindra njerëz dolën në rrugët e Ramallah, selia e PA në Bregun Perëndimor të okupuar, duke bërë thirrje që presidenti palestinez Mahmud Abbas të dorëhiqet.
Oficerët e sigurisë me veshje për trazira bllokuan rrugët.vSipas AFP protestuesit hodhën gurë ndaj forcave të sigurisë, të cilët u përgjigjën duke lëshuar një breshëri bombolash gazi lotësjellës për të shpërndarë turmat. Nuk ishte menjëherë e mundur të konfirmohej nëse kishte ndonjë lëndim pas protestave të shtunën.
Banat ishte regjistruar si një kandidat në zgjedhjet parlamentare palestineze, të cilat ishin caktuar për në maj derisa Abbas i shtyu ato për një kohë të pacaktuar. Familja e Banat tha se forcat përdorën sprej djegës mbi të, e rrahën keq dhe e tërhoqën zvarrë me një automjet.
Samir Abu Zarzour, mjeku që kreu autopsinë, tha se dëmtimet në trupin e Banat treguan se ai ishte rrahur në kokë, gjoks, qafë, këmbë dhe duar, me më pak se një orë që kishte kaluar midis arrestimit dhe vdekjes së tij.