Skip to content
Kosovë

Bilanci i Covid në Kosovë/ Në 24 orë shënohet 1 viktimë dhe 11 raste të reja

· 2 min lexim

Kosova ka raportuar 11 raste të reja pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit.një shifër kjo disi më e lartë se ditën e djeshme kur ishin 7 raste të reja. Një person ka ndërruar jetën nga virusi, ndërsa janë shëruar 6 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë dhënë 4682 doza të vaksinës Covid, duke e çuar në 157 338 numrin e vaksinave të shpërndara që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës. Aktualisht numri i rasteve aktive është 170. Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

26 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës.

Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.298.

Në total numri i rasteve aktive është 170.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!