Një 42-vjeçar me inicialet F.D. në Malësinë e Madhe, ka kundërshtuar forcat e rendit, pasi tentoi të fshehë bimët e kultivuara pranë banesës. Ai është vënë menjëherë në pranga, ndërkohë që Policia ka sekuestruar bimët narkotike në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë:
“Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në ambiente të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar, i cili gjatë kontrollit kundërshtoi punonjësit e Policisë.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, u arrestua në flagrancë shtetasi F. D., 42 vjeç banues në Gradec, Malësi e Madhe.
Ky shtetas, në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar për kontroll i ka kundërshtuar ata për të mos i lejuar të ushtronin kontroll në pronën e tij. Në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.