Qindra varre të pashënuar janë gjetur pranë një ish-shkolle rezidenciale katolike për fëmijë autoktonë në Kanadën perëndimore. Mediat kanadeze raportuan për ngjarjen e rëndë vetëm disa javë pasi zbulimi i eshtrave të qindra nxënësve indigjenë shkaktoi një valë tronditëse nëpër vend.
Në një deklaratë të cituar nga disa media kanadeze, përfshirë CBC dhe CTV, komuniteti indigjen Coëessess tha të mërkurën se kishte bërë “zbulimin e tmerrshëm dhe tronditës të qindra varreve të pashënuar” gjatë gërmimeve në ish-shkollën me konvikt Marieval.
Muajin e kaluar, eshtrat e 215 fëmijëve, disa madje tre vjeç, u gjetën të varrosur në vendin e asaj që dikur ishte shkolla më e madhe indigjene e Kanadasë pranë Kamloops, British Columbia.
Gjetja e re u bë në shkollën rezidenciale indiane Marieval, e cila operonte nga vitet 1899 deri në 1997 ku tani ndodhet Coëessess.
Pas zbulimit të mbetjeve në të para, gërmimet u ndërmorën pranë disa ish shkollave për fëmijë autoktonë në të gjithë Kanadanë, me ndihmën e autoriteteve qeveritare.
Shkolla rezidenciale Marieval në Saskatcheëan lindore priti fëmijë indigjenë midis viteve 1899 dhe 1997 para se të shkatërrohej dhe të zëvendësohej nga një shkollë ditore.
Rreth 150,000 fëmijë amerikanë vendas, Metis dhe Inuit u dërguan me forcë deri në vitet 1990 në 139 prej këtyre shkollave rezidenciale në të gjithë Kanadanë, ku ishin izoluar nga familjet e tyre, gjuha e tyre dhe kultura e tyre për t’i asimiluar në shoqërinë kanadeze.