Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ditën e sotme mjekun Klodian Muharremin dhe sekserët që abuzonin dhe falsifikonin teste të COVID-19. Mësohet se e vetmja që u lirua me detyrim paraqitje nga Gjykata është mjekja Marinela Kalaja.
Kujtojmë se pak ditë më parë Prokuroria lëshoi 15 urdhër-ndalime teksa nga përgjimet u zbulua se mjekët e sekserët kishin ngritur një grup për të falsifikuar testet COVID.
Prokuroria nisi hetimet kryesisht pasi një shtetas bleu teste false dhe kërkoi te ndryshonte gjeneralitetet, pasi pretendoi për të dhëna të pasakta. Ndërkohë që prokuroria ka sekuestruar edhe bazën e falsifikimit. Testeve false të Covid, iu vendosnin formularë të laboratorëve privatë.
Personat e ndaluar
1-Klodian Muharremi, lindur dhe banues ne Tirane,
2-Eltjon Kola, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
3-Klodjan Krasniqi, lindur dhe banues ne Tirane
4-Blerim Cibaku, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë
5-Erlind Prenga, lindur ne Gojan i Madh dhe banues në Tiranë
6-Marinela Kalaja, lindur ne Kruje dhe banues në Tiranë
7-Artur Dani, lindur ne Kruje dhe banues në Tiranë
8-Alfred Cani, lindur në Çidhën dhe banues në Tiranë
9-Igli Çela, lindur ne Librazhd dhe banues ne Tirane
10-Mario Bicja, lindur dhe banues ne Tirane
11- Xhuliano Senko, lindur ne Mukaj dhe banues ne Tirane
12-Ervin Hoxha, lindur dhe banues në Tiranë
13-Tauland Kamberi, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë
14- Eraldo Kalemaj, lindur në Fier dhe banues në Fier
15. Ermir Koci, lindur dhe banues ne Tirane