Në prangat e Policisë së Tiranës, ka rënë një 35-vjeçar i cili ishte i dehur në timon dhe kishte lëndë narkotike kanabis sativa në makinë. 35-vjeçari nuk iu bind urdhrit të uniformave blu për të ndaluar dhe për pasoj ka shkaktuar aksident gjatë ndjekjes nga policia. Pasi kanë marrë informacion se në rrugën “Dritan Hoxha”, një mak8inë po bënte manovra të rrezikshme, patrulla e policisë i ka kërkuar drejtuesit të mjetit që të ndalonte. Ky i fundit shtoi shpejtësinë duke aksidentuar për pasojë një automjet tjetër në lëvizje.
Rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale B. A., 35 vjeç, ishte në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l testi i parë dhe 0.65 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar canabis sativa.
Njoftimi i plotë
Alkool dhe drogë në timon, prangoset 35-vjeçari që nuk iu bind Policisë dhe shkaktoi aksident gjatë ndjekjes.
Rrugorët e kryeqytetit, pasi kanë marrë një njoftim nga qytetarët se një automjet po bënte manovra të rrezikshme në rrugën “Dritan Hoxha”, menjëherë vlerësuan telefonatën dhe informacionin e dhënë duke u vunë në ndjekje të automjetit, drejtuesi i të cilit sapo ka parë patrullën e Policisë Rrugore, jo vetëm që nuk i është bindur shenjës së ndalimit, por ka shtuar shpejtësinë duke aksidentuar një automjet tjetër në lëvizje dhe duke rrezikuar edhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Ndjekja e automjetit ka vijuar nga patrullat e tjera të Policisë Rrugore, të cilat kanë arritur të ndalojnë dhe neutralizojnë drejtuesin e automjetit në rrugën “Ibrahim Rugova”, pa shkaktuar pasoja për përdoruesit e tjerë të rrugës. Nga verifikimi me aparatin alkooltestues rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale B. A., 35 vjeç, ishte në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l testi i parë dhe 0.65 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar canabis sattiva.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
#NeseDrejtonMjetinNenEfektin🥃KaVetemNjeDestinacion🚔
#MosQendroniIndiferentNdajSjelljeveTeTillaTelefono112👮🏻♀
#PoliciKomunitet🤝SiguriPartneritet👏