Nëna e bullgarit 35-vjeçar, i cili pak ditë më parë përdhunoi një pastruese me origjinë shqiptare në Greqi, i ka bërë thirrje të birit të saj që të dorëzohet në ambientet e policisë. Nëna tha mes të tjerash se uron që ai të kapet. Gjithashtu, deklaroi se ndihet keq që është nëna e tij.
“Shpresoj që im bir të kapet. Për atë që ka bërë për atë jam e vdekur. Unë jam një grua që punoj për të paguar bukën time. Ndihem keq që jam nëna e tij. Nuk kam fjalë. Jam operuar, po marr ilaçe të rënda, pasi jam me kancer.
“Së fundmi, ai më ka thënë se mendja ime nuk është mirë nuk mund ta çoja te mjeku. Unë them ndoshta diçka ka ndodhur, nuk e përjashtoj. Kohët e fundit ai ishte shumë i mërzitur dhe më ofendoi disa herë”, përfundoi nëna e 35-vjeçarit.
Nëna e shtetasit bullgar ka deklaruar se ka tentuar të lidhet disa herë me telefon me djalin e saj, pasi dëgjoi për veprimin që ai kishte bërë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje prej tij.
Shqiptarja që punonte si pastruese ka deklaruar përpara grupit hetimor se ishte duke pritur ashensorin në momentin që u tërhoq me dhunë nga bullgari dhe u përdhunua. Kur gruaja arriti të shpëtonte nga shtëpia e tmerrit, përdhunuesi u zhduk.