Një 37-vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë gruan e tij në Itali dhe për këtë arsye ai ka përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se bëhet fjalë për 37-vjeçarin Ervis Rakipaj, ndërsa tashmë do të përballet me akuzën e dhunës ndaj gruas dhe tentativës për vrasje.
Mediat italiane shkruajnë se pasi ka tentuar të mbys me duar bashkëshorten e tij, 37-vjeçari ka marrë edhe një armë, madje ka qëlluar me të ku plumbi habi një vrimë në dysheme.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje. 37-veçari njoftoj gruan se do dilte me miqtë e tij për të pirë birra. Ndërsa në banesë është kthyer rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës. Ai kishte zgjuar gruan dhe kishte marrë pushkën në dorë. Në banesë ndodhej edhe motra e gruas së tij. Në këtë moment filluan të bërtiturat ndërkohë që motra e të dhunuarës tentoi që të ndante dhe të shuante sherrin, por 37-vjeçari shqiptar e qëlloi atë me shuplakë.
“Ose më thuaj të vërtetën, ose askush nuk del nga këtu i gjallë”, mësohet të ketë thënë shqiptari ndërsa i kishte marrë edhe celularin gruas së tij.
Ndërkohë oficeri i policisë ka shkruar në deklaratë: “Ervis Rakipaj ishte i tërbuar, fillimisht i hodhi një karrige dhe sende të tjera gruas së tij, pastaj mori armën dhe ia drejtoi në gjoks në një distancë prej një metër e gjysmë. Ai tërhoqi këmbëzën dhe kunata e tij, motra e gruas, e cila ishte pranë tij, arriti të kapte tytën dhe të devijonte të shtënën në tokë, e cila shpoi dyshemenë.
Menjëherë pasi burri iku, ai gjuajti një tjetër plumb në tokë dhe më pas e hoqi pushkën duke e hedhur midis ferrave në zonën hekurudhore. Kur u kthye në shtëpi, ai i hapi derën karabinierëve, ndërkohë bërtiti kunata e tij e cila ishte mbyllur në banjë, por ai tha se asgjë nuk kishte ndodhur dhe se po flinte”.
Policia pas kontrolleve në banës, i gjeti shqiptarit 500 gr marjuanë, një pushkë, një pistoletë, mbi 130 fishekë si dhe materiale paketimi për drogë, shkruan abc.
Në denoncimin që gruaja bëri në polici, ajo tregoi se ata ishin vendosur në Itali në vitin 2017, prej disa vitesh burri i saj kishte filluar të abuzonte me alkoolin dhe kokainën, duke e detyruar atë të vuante dhunë fizike për arsye xhelozie; dhunë që ajo kurrë nuk e raportoi nga frika.
Prokurori Marilù Gattelli kërkoi vërtetimin e arrestimit dhe mbajtjen e masës së paraburgimit. Burri mbrojti veten duke pretenduar se e shtëna e parë u bë aksidentalisht pasi kunata e tij e shtyu atë, ashtu si e dyta ndërsa përpiqej të hiqte qafe armën.