Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe nga 1328 testime të bëra në të gjithë territorin e vendit kanë rezultuar pozitiv me virusin e rrezikshëm vetëm 2 qytetarë. Fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19. Lajm i mirë është se sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241. Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura.
Njoftimi i MSH’së:
21 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës.
Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.328 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241.
Në total numri i rasteve aktive është 162.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!