Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përdhunimi i sanitares shqiptare në Athinë nga një shtetas Bullgar. Sipas raportimit të mediave greke, policia dyshon se në përdhunimin e saj janë përfshirë edhe persona të tjerë. Gjithashtu mësohet se policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë dhe ka shpallur në kërkim shtetasin bullgar.
Raportohet, se gruaja, me profesion sanitare, ishte duke pastruar një ndërtesë, kur një person, mbi të 30-at me orgjinë bullgare, i afrohet, i mbyll gojën dhe e tërheq zvarrë në apartamentin e tij.
Sipas të dhënave, bullgari ka abuzuar seksualisht me shqiptaren për disa orë rresht, derisa kjo e fundit, mundi të dilte në ballkon e të kërkonte ndihmë. Kanë qenë banorët e zonës dhe kalimtarë të rastit ata që e kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Mediat shkruajnë se gruaja është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore .Gjithashtu ato tregojnë se ajo ishte e dhunuar, me shenja të shumta në trup dhe e traumatizuar nga ajo që ka ndodhur.
Ky rast ka nxitur një revoltë të madhe në Greqi, ku aktivistë të shumtë, të mbrojtjes së të drejtave të grave, janë lëshuar në rrugët e qyteteve greke, duke u sensibilizuar me këtë ngjarje të rëndë.